Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka të komunës së Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët.
Sipas Policisë, njësitë kompetente kanë kryer kontrollin në lokacionin e dyshuar, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një armë të gjatë gjysmë automatike, si dhe municion të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar qindra fishekë, përfshirë fishekë të kalibrave 7.62 mm dhe 7.9 mm, fishekë për pushkë gjuetie, armë të shkurtra e të gjata, si dhe një bajonetë dhe gëzhoja të ndryshme.
Rasti i është paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimeve për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.




