Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të hyrat tatimore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë rritur me 14 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se kjo është rritja më e lartë e viteve të fundit dhe se është ndikuar nga shtimi i numrit të të punësuarve dhe rritja e të hyrave nga tatimi në të ardhurat personale.
Ai bëri të ditur se janë realizuar rreth 16 mijë vizita në biznese, ndërsa ATK ka vazhduar aktivitetet kundër evazionit fiskal në bashkëpunim me Doganën, Policinë dhe Prokurorinë./EO/




