Ndeshja e shumëpritur mes Zvicrës dhe Kosovës ka ngjallur interesim të madh tifozësh, ndërsa tifogrupi “Dardanët” ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë mbështetësit e kombëtares kosovare.
Përmes një komunikate, “Dardanët” kanë bërë të ditur se pikëtakimi i tifozëve do të jetë në “Christoph Merian Park” nga ora 14:00.
“Ky është lokacioni i ndarë për tifozët tanë. Le të jehojnë këngët dhe atmosfera drithëruese për kombëtaren e atdheut të shenjtë që kemi, për të marshuar të gjithë së bashku më vonë në stadium dhe për të sunduar në tribuna ‘Dardanët’ me përkrahje, kurse futbollistët në fushë me rezultat pozitiv,” – thuhet në njoftim.




