Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në pikën kufitare në Han të Elezit.
Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja, në vijën e dytë të kontrollit, zyrtarët kanë gjetur të fshehura 36 orë dore të padeklaruara.
Mallrat janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit është iniciuar procedurë për mosdeklarim të mallrave.
Policia dhe Dogana kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë bashkëpunimin për parandalimin e kontrabandës dhe veprimtarive të kundërligjshme në pikat kufitare.




