Një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se dyshohet se është përballur vazhdimisht me dhunë psikike nga kunata e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka deklaruar se kjo situatë ka ndodhur në mënyrë të përsëritur.
Palët janë intervistuar nga Policia dhe më pas janë liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.




