Mbi 2 milionë hyrje-dalje janë regjistruar gjatë muajve maj dhe qershor në pikat kufitare mes qarkut të Kukësit dhe Kosovës.
Sipas autoriteteve kufitare shqiptare, numri më i madh i udhëtarëve ishin qytetarë të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar, Valbonës dhe destinacioneve të tjera turistike.
Drejtori i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Kukës, Arben Alika, bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë përpunuar mbi 2 milionë persona, me një mesatare prej më shumë se 42 mijë udhëtarësh në ditë.
Për shkak të rritjes së fluksit, Policia Kufitare ka shtuar kapacitetet në pikat e kalimit kufitar, veçanërisht në Morinë, ku është regjistruar numri më i madh i lëvizjeve.
Vetëm gjatë katër orëve të një dite të shtune, nëpërmjet pikës kufitare Morinë kanë hyrë mbi 12 mijë qytetarë nga Kosova me afro 2 mijë e 900 automjete./EO/




