Një fëmijë është goditur nga një veturë sot në Rahovec.
Sipas informacioneve, i dyshuari pas aksidentit e ka dërguar fëmijën për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas trajtimit fillestar, fëmija është transferuar në Prishtinë. Gjendja e tij raportohet stabile, me lëndime të lehta.
Policia, pas një pune intensive, ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.
Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Llazicë të Malishevës, ku ka pasur vetëm dëme materiale. Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte kyçja jo e sigurt në rrugë.
Nga ky rast kanë mbetur të shqetësuara një nënë dhe fëmija i saj.




