Një sulm me thikë ka shkaktuar panik në një shkollë profesionale në Essen, në Gjermani. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat gjermane, një nxënës nga Kosova, 18 vjeç ka sulmuar me thikë një mësuese, duke e plagosur rëndë në bark.
Autoritetet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe raportohet se sulmuesi është neutralizuar me armë zjarri.
Në vendngjarje po zhvillohet një operacion i gjerë nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës. Rasti po hetohet nga autoritetet lokale, ndërsa shkolla mbetet e mbyllur për sigurinë e nxënësve dhe stafit.




