Ish-diplomati amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se Serbia mbetet pengesa kryesore për përparimin e dialogut me Kosovën, pasi nuk ka treguar angazhim serioz për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
Ai u bëri thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të ushtrojnë më shumë presion ndaj Beogradit, duke theksuar se vetëm një qasje më e vendosur dhe një angazhim i sinqertë i Serbisë mund ta zhbllokojnë procesin e dialogut.




