Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, vlerëson se Samiti i NATO-s, i cili do të mbahet në Shqipëri në vitin 2027, do ta rikthejë Ballkanin Perëndimor në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, ndërsa Kosova pritet të jetë pjesë e diskutimeve për zhvillimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.
Sipas tij, Shqipëria do të forcojë rolin e saj brenda Aleancës dhe do të marrë përgjegjësi të reja në fushën e sigurisë, ndërsa Kosova do të jetë në fokus edhe për shkak të përmbylljes së planit dhjetëvjeçar të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitin 2028.
Shala theksoi se bashkëpunimi i FSK-së me institucionet ushtarake të Shqipërisë po ndikon në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Kosovës, duke e bërë vendin gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet rajonale të sigurisë./EO/




