Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar që institucionet e reja ta shqyrtojnë me prioritet qasjen në infrastrukturën rajonale të gazit të lëngshëm natyror (LNG) amerikan.
Sipas Odës, kjo mund të kontribuojë në sigurinë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe uljen e varësisë nga importi i energjisë.
Ajo ka bërë thirrje që vendimet për sektorin energjetik të bazohen në analiza profesionale dhe interes afatgjatë të vendit./EO/




