Organizata e Veteranëve të Luftës e UÇK-së ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e kryepalamentarit Dimal Basha.
Në konferencën për media që u mbajt sot në orën 14:00, përfaqësuesit e OVL të UÇK-së kanë thënë se kërkesa është dërguar me 28 gusht të gjitha grupeve parlamentare, përveç Listës Serbe. Por që deri me sot nuk kanë marrë përgjigje nga grupet parlamentare.
Arsyeja e kësaj kërkese është publikimi shkencor i Bashës, që siç tha OVL-UÇK, përmban qëndrime kundër UÇK-së. Nëse nuk merret vendim për shkarkim në seancën e parë të Kuvendit, OVL e UÇK-së paralajmëroi protesta, duke shtuar se ato do të njoftohen pas protestës që do të mbahet në Hagë.
“Ju e dini se për çka kërkojmë që ai të shkarkohet, arsyeja që ka bërë një botim shkencor me një maqedonase që ka bashkëpunuar me të dhe ka shkruar artikull kundër UCK-së. Nëse nuk merret vendimi për shkarkim po na imponojnë të dalim në protestë dhe të kërkojmë shkarkimin e tyre, për protestë do të njoftojmë shpejtë pas protestës që do ta kemi në Hagë”, ka theksuar Gucati.




