Kryeminstri në detyrë, Albin Kurti se bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë vënë gurthemelin e Kuzhinës Qendrore në Podujevë. Nga kjo kuzhinë pritet të ushqehen me shujta të ngrohta 10 mijë nxënës, prej fëmijëve në çerdhe deri të klasat I-IX.
“Ky është një lajm shumë i mirë për mirëqenien e fëmijëve në njërën anë, dhe për kujdesin e komunës e të qeverisë për të drejtat dhe nevojat e fëmijëve në anën tjetër. Të gjithë e dimë se mësimnxënia varet shumë nga të ushqyerit e shëndetshëm dhe mirëqenia e nxënësve.”, ka shkruar Kurti.
Kryeminsitri në detyrë ka përgëzuar komunën për këtë projekt kaq të rëndësishëm që ka kushtuar 700 mijë euro.




