Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së një ministreje të Qeverisë së Serbisë, e cila ka thënë se Serbia duhej ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.
Çitaku ka deklaruar se një deklaratë e tillë tregon, sipas saj, se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën e saj kriminale.
Ajo ka thënë se ideologjia që çoi në gjenocid, masakra dhe dëbime masive nuk i përket vetëm së kaluarës, por vazhdon të jetë e pranishme në diskursin politik serb.




