Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Serbia është përgjegjësja kryesore për ngecjen e dialogut me Kosovën, pasi, sipas tij, nuk e pranon realitetin e krijuar.
Në një intervistë për “Euronews Serbia”, Rama tha se nuk ekziston më “Kosova dhe Metohia”, por vetëm Republika e Kosovës.
Ai shtoi se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se ky është realiteti që duhet pranuar.




