Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka pritur në takim drejtoreshën e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg.
Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin mes palëve dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Gjini ka bërë të ditur se AAK-ja është e gatshme të kontribuojë në formimin sa më të shpejtë të institucioneve qendrore përmes ofertës së saj gjashtëpikëshe, për të cilën tha se synon zhvillim, stabilitet dhe siguri kombëtare.
Ai ka vlerësuar bashkëpunimin e gjatë me NDI-në, veçanërisht në programet për fuqizimin e grave dhe të rinjve në politikë, duke falënderuar institutin për mbështetjen ndaj proceseve demokratike në Kosovë.




