Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se nuk ka informacion nëse është arritur marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për formimin e institucioneve.
Ai deklaroi se nuk mund ta pohojë apo mohojë një marrëveshje të tillë, por theksoi se kryeministri në detyrë Albin Kurti do të vazhdojë përpjekjet për të gjetur zgjidhje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit.
Maqedonci vlerësoi se çdo vonesë në krijimin e institucioneve është në dëm të Kosovës./EO/




