Policia e Kosovës ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar për kanosje pas një mosmarrëveshjeje familjare të lidhur me biznesin.
Pas raportimit të rastit në Prizren, hetuesit kryen kontrolle në një banesë dhe një shtëpi në Ferizaj, ku sekuestruan një pushkë gjuetie, 31 fishekë, një karikator dhe një pushkë ajrore të dëmtuar.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.




