Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë hapjen e Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2025”. Për tre ditë rresht do të mbahën ngjarje arti dhe aktivitete tradicionale, duke e shijuar rrushin, verën dhe rakinë e Rahovecit.
“Mirë se vini, e kënaquni mes mikpritjes së ngrohtë e peisazhit mbreslënës të komunës sonë”, ka shkruar kryetari Latifi në rrjetin social Facebook.

Sot në hapje mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se karnavali i vreshtarëve dhe prerja ceremoniale e kalaveshit të rrushit, bashkë me garat e shpejtësisë në vjeljen e rrushit, shënojnë fillimin e këtij festivali që çdo vit tubon fermerë, artdashës dhe vizitorë nga mbarë vendi e më gjerë.
Tutje Haradinaj shtoi se Rahoveci dhe njerëzit e tij dallohen si njerëz të punës e të përkushtimit, duke e bërë këtë komunë qendër të vreshtarisë e prodhimit të verës.





