Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovë, duke iu përgjigjur kritikave për mungesë reagimi të menjëhershëm.
Përmes një postimi në platformën X, Rama tha se Shqipëria ka reaguar institucionalisht përmes ministrit të Jashtëm dhe se nuk ka nevojë për reagime ndaj çdo deklarate provokuese që vjen nga Beogradi.
“Ne kemi reaguar përmes ministrit të Jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten. Kush kërkon nga ne të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë”, ka shkruar Rama.
Ai kritikoi edhe zërat në Tiranë që, sipas tij, shfrytëzojnë situata të tilla për protagonizëm, duke shtuar se kërkesat për reagime të vazhdueshme tregojnë mungesë respekti për shtetin dhe për veten.




