Ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrimin etnik” në Kosovë.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hasani tha se është i gatshëm ta mbrojë Kosovën pavarësisht moshës.
“Ne jemi këtu, nuk largohemi prej këtu. Ajo le t’i marrë tanket, por trupat e gjallë i ka këtu që e ndalin. Unë dal i pari bashkë me të tjerët. S’ka moshë për vendin, çdo herë jemi të gatshëm për ta mbrojtur vendin”, deklaroi Hasani.




