Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezana Paunoviq, e cila ka thënë se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kishte nisur “spastrimin etnik të Kosovës” në vitin 1998.
Një zëdhënës i DASH ka deklaruar për mediat se prioritet i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor mbetet paqja dhe stabiliteti, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është pjesë e domosdoshme e këtij procesi.
“Ne i inkurajojmë udhëheqësit politikë të përdorin gjuhë konstruktive për të çuar përpara këtë qëllim me mirëbesim”, ka thënë zëdhënësi i DASH.
Washingtoni ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe të qasjes që kontribuon në paqe e stabilitet në rajon.




