Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.
Hamza ka falënderuar Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, duke vlerësuar edhe rolin e saj në kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Ai theksoi se përvoja e Irlandës përbën një shembull të suksesshëm të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies.




