Këngëtari dhe producenti Genc Prelvukaj ka festuar sot 45-vjetorin e lindjes.
Me rastin e ditëlindjes, artisti ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga pushimet në Budva, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Koçi.
Në mënyrën e tij karakteristike, Prelvukaj ka shoqëruar fotografinë me një përshkrim humoristik, duke shkruar se ditëlindja ishte e tij, ndërsa festa e bashkëshortes, duke sjellë reagime të shumta nga ndjekësit.
Eni Koçi i ka uruar partnerit të saj ditëlindjen përmes një komenti plot dashuri, ndërsa shumë miq, kolegë dhe fansa i kanë përcjellë urime për më shumë suksese në jetën personale dhe profesionale.




