Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 2131 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, 22 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 43 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 20 persona, ndërsa 17 persona janë mbajtur në paraburgim kurse 1 në vuajtje të dënimit.




