Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviq, ka reaguar pas kritikave të shumta për deklaratën e saj lidhur me Kosovën, duke thënë se ndoshta duhej të kishte përdorur termin “deportim” në vend të shprehjes “spastrim etnik”.
Në një intervistë televizive, Paunoviq deklaroi se përdorimi i termit tjetër do të kishte shmangur reagimet, por këmbënguli se qëndrimi i saj lidhej me përjetimet dhe interpretimet e saj për ngjarjet e së kaluarës.
Ajo tha se nuk planifikon të japë dorëheqje nga pozita e ministres, përveç nëse një kërkesë e tillë vjen nga shumica e qytetarëve serbë.
Gjatë intervistës, Paunoviq gjithashtu ka kritikuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke bërë deklarata të tjera kundër tij./EO/




