Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë (USAFE).
Aktiviteti kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak, përmes ligjëratave profesionale, diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave mes vendeve partnere.
Në kuadër të konferencës u zhvillua edhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri, si dhe aktivitete për forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional.
FSK vlerëson se pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuon në rritjen e kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë.




