Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas, duke kërkuar reagim ndaj deklaratave të ministres serbe, të cilat, sipas Qeverisë së Kosovës, nxisin spastrim etnik.
Në letër, Qeveria kërkon nga Bashkimi Evropian që t’i dënojë qartë dhe publikisht këto deklarata, t’i bëjë të qartë autoriteteve serbe se një retorikë e tillë është e papranueshme dhe ta trajtojë çështjen me seriozitet në kuadër të dialogut politik dhe procesit të integrimit të Serbisë në BE.




