Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Malishevë lidhur me veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me person nën moshën 16 vjet”.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 23 shtator 2025, ndërsa i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar më 17 korrik 2026. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.




