Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për familjet e tre kosovarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bllacë të Maqedonisë së Veriut.
Kurti u ka shprehur solidaritetin familjeve të viktimave, Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të Ejup Tërnavës, Cennet Tërnavës dhe Fatmire Shabanit për humbjen tragjike të më të dashurve të tyre”, ka shkruar Kurti.




