Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për rritjen e sigurisë në trafik gjatë javës së kaluar, nga 13 deri më 19 korrik 2026.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 517 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 23 patentë shoferë janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda në komunikacion.
Në rajonin e Ferizajt janë regjistruar gjithsej 48 aksidente, prej të cilave 14 me lëndime, ku janë lënduar 22 persona, dhe 34 aksidente me dëme materiale.
Policia ka bërë apel te shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar aksidentet.




