Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me peshë mbi 20 tonë.
Sipas njoftimit, temperaturat e parashikuara nuk i plotësojnë kushtet për aktivizimin e masave të përkohshme të kufizimit të qarkullimit.
Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e kushteve meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast të ndryshimit të masave.




