Dy persona janë arrestuar në fshatin Temeqin të Malishevës, pasi gjatë një kontrolli të realizuar nga Policia e Kosovës në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion.
Sipas raportit policor, gjatë kontrollit janë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me një karikator dhe 10 fishekë, një pistoletë TT me një karikator, si dhe një pjesë e një pushke automatike.
Të dyshuarit janë intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.




