Një 22-vjeçar është paraqitur vullnetarisht në polici dhe ka dorëzuar një armë me gas, e cila dyshohet se është përdorur gjatë një ahengu në Han të Elezit më 20 korrik 2026.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, arma është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës ose mjetit të rrezikshëm”.




