Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe avancimin e sektorit të bujqësisë.
Marrëveshja synon realizimin e projekteve të përbashkëta, përfshirjen e ekspertizës akademike dhe krijimin e mundësive më të mira për studentët.
Rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, e vlerësuan këtë hap si të rëndësishëm për lidhjen më të madhe mes institucioneve dhe zhvillimin e sektorit bujqësor në Kosovë.




