SBASHK dhe Ministria e Arsimit kanë rikthyer dialogun institucional pas katër vitesh, në një takim mes kryetarit të sindikatës, Rrahman Jasharaj, dhe ministrit në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çeku.
Jasharaj e ka cilësuar takimin si konstruktiv, duke thënë se është diskutuar për çështje të rëndësishme, përfshirë kontratat e punës së mësimdhënësve dhe planin strategjik për arsimin.
Sipas tij, palët janë pajtuar për vazhdimin e takimeve dhe bashkëpunimit në të ardhmen.
Çeku ka kërkuar përfshirjen e SBASHK-ut në aktivitetet që lidhen me zhvillimin e arsimit, ndërsa Jasharaj ka shprehur gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim institucional.




