Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me KIESA dhe LuxDev, do të organizojë një sesion informues për Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2.
Sesioni do të mbahet më 24 korrik 2026, nga ora 10:00, në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës.
Gjatë takimit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme do të informohen për procedurat e aplikimit, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për përfitim nga kjo skemë.
Të gjitha bizneset e interesuara janë ftuar të marrin pjesë dhe të marrin sqarime për procesin e aplikimit.




