Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar 16-vjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një moment historik që forcoi legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit.
Hamza ka theksuar se vendimi konfirmoi se shpallja e pavarësisë ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Ai ka vlerësuar se sot Kosova përballet me sfida të shumta, duke përmendur procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ngadalësimin e njohjeve, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe raportet me aleatët.
Sipas Hamzës, vendit i duhet një lidership që forcon partneritetet ndërkombëtare dhe mbron interesat shtetërore.




