Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës, meqë ushtria është duke operuar në qytet.
Forcat ushtarake izraelite janë duke kryer ofensivë në paralagje të qytetit që disa javë, pas vendimit të marrë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për kapjen e asaj zone.
Netanyahu beson se Qyteti i Gazës është selia e Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera, dhe se pushtimi i tij është hap i domosdoshëm për t’i mposhtur militantët.




