Gjykata Themelore në Drenas e ka shpallur fajtor Eqrem Avdullahun nga Rahoveci për veprën penale “Kanosje” ndaj kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Avdullahu është dënuar me 4 muaj burgim, ndërsa gjykata i ka shqiptuar edhe një gjobë prej 70 eurosh. Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, rasti lidhet me një koment të bërë më 3 qershor 2026 në rrjetin social Facebook, në një publikim ku ishte shpërndarë fotografia e Hysni Gucatit. Prokuroria kishte vlerësuar se përmbajtja e komentit përbënte kërcënim serioz, duke i shkaktuar Gucatit frikë dhe pasiguri për jetën.
Vendimi i Gjykatës Themelore në Drenas mund të kundërshtohet përmes ankesës brenda afatit ligjor.




