Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka vazhduar aktivitetet operative dhe parandaluese në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”.
Përmes stacioneve policore dhe njësive të specializuara, policia po zhvillon patrullime të shtuara, kontrolle në trafik dhe masa për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Fokus i veçantë i është kushtuar edhe parandalimit dhe luftimit të veprave penale që lidhen me narkotikët, përmes veprimeve operative dhe hetimore ndaj personave dhe lokacioneve të dyshuara.
Policia e Gjilanit ka bërë thirrje për respektim të ligjit dhe bashkëpunim me qytetarët, me qëllim krijimin e një ambienti më të sigurt gjatë sezonit veror.




