Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se partia e saj nuk do t’i nënshtrohet presionit për të votuar kandidatin e Vetëvendosjes për President të Kosovës.
Ajo ka thënë se kërkesat që PDK-ja të japë votën në emër të “interesit të Kosovës” janë të padrejta, duke theksuar se interesi i vendit është ruajtja e balancës së pushteteve dhe funksionimi i institucioneve mbi bazën e Kushtetutës dhe sundimit të ligjit.
Musliu ka theksuar se vota e PDK-së nuk i takon askujt, por do të jepet vetëm kur, sipas saj, i shërben qytetarëve, demokracisë dhe funksionimit të shtetit.
Sipas saj, Kosova ka nevojë për institucione të pavarura dhe kontroll demokratik, jo për përqendrim të pushtetit në duart e një force të vetme politike.




