Një tërmet me magnitudë 4.1 është regjistruar pas mesnate në Itali, me epiqendër pranë komunës Pizzone, në provincën e Isernias, në zonën kufitare mes Abruzos dhe Lazios.
Lëkundjet sizmike janë ndier në disa zona përreth, përfshirë provincat Isernia, Chieti, L’Aquila dhe Caserta.
Nga frika, shumë banorë kanë dalë jashtë banesave menjëherë pas goditjes, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.
Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës pas tërmetit./Sinjali/




