Është liruar nga policia serbe i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Horgoshit.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili ka thënë se gjatë kontrollit të automjetit, policia serbe kishte gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulësen e veturës.
Sipas Kocit, i riu kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni për praninë e kësaj embleme në automjet.
“Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon”, ka shkruar Koci, duke shprehur kënaqësinë për lirimin e tij.




