Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministrin e Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad.
Takimi po zhvillohet në objektin e MPJD-së, ndërsa pas përfundimit të tij është paralajmëruar një konferencë për media, ku pritet të bëhen publike detaje nga bisedimet mes dy delegacioneve.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.




