Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës mund të sjellin reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër në disa zona.
Temperaturat do të lëvizin nga 13 deri në 30°C, ndërsa era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1–8 m/s, me fuqizime të përkohshme gjatë reshjeve.




