Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit – Dragisha Viqentijeviq, Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq – dalin sot para gjykatës në vazhdimin e procesit gjyqësor.
Seanca do të nisë në ora 10:00 në Pallatin e Drejtësisë.
Në seancën e 9 korrikut, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexojnë aktakuzën. Prokuroria Speciale ka paraqitur prova materiale dhe ka bërë të ditur se do të kërkojë të dëshmojë se sulmi kishte karakter terrorist dhe kishte në shënjestër një nga infrastrukturat më të rëndësishme të Kosovës.




