Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përveç mbajtjes së zgjedhjeve, por ka theksuar se para kësaj duhet të formohet një Qeveri teknike.
Në një intervistë, ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po përdor resurset shtetërore për përfitime elektorale, duke thënë se kjo krijon pabarazi në garën zgjedhore.
Haradinaj ka propozuar një Qeveri të përkohshme me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim organizimin e zgjedhjeve të lira, transparente dhe në kushte të barabarta.




