Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur aplikimin për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e klasave 1 deri në 9.
Aplikimi do të bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 27 korriku deri më 9 gusht 2026.
Mjetet financiare do të transferohen direkt në xhirollogaritë bankare të prindërve ose kujdestarëve aplikues. Ministria ka kërkuar që të dhënat në platformë dhe llogaritë bankare të jenë të sakta dhe aktive.
Të drejtë aplikimi kanë edhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Kosovë, fëmijët e të cilëve ndjekin mësimin në shkollat e vendit.
Ministria ka rikujtuar se tekstet shkollore duhet të ruhen dhe të kthehen në shkollë në fund të vitit mësimor, ndërsa dëmtimi apo humbja e tyre obligon prindërit për zëvendësim ose kompensim.




