Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Albanians for America”, Gino Mulliqin dhe Gëzim Rushitin.
Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet e veçanta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe për rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e këtyre raporteve.
Haxhiu ka theksuar se kontributi i komunitetit shqiptaro-amerikan ka qenë i rëndësishëm në promovimin e çështjes së Kosovës në institucionet amerikane dhe në krijimin e mbështetjes për vendin.
Ajo ka falënderuar përfaqësuesit e organizatës për angazhimin e tyre në fuqizimin e zërit të shqiptarëve në SHBA dhe mbështetjen ndaj interesave të Kosovës.




